Goditet nga një tërmet i fuqishëm, ishulli amerikan që kërcënohet nga Kim...

Goditet nga një tërmet i fuqishëm, ishulli amerikan që kërcënohet nga Kim Jong Un

SHPËRNDAJE

Ishulli Guam një territor amerikan, që ndodhet mes Japonisë dhe Filipineve, u godit nga një tërmet i fuqishëm ditën e sotme.

Sipas Institutit Sizmiologjik të SHBA, tërmeti ishte me magnitudë 5.2 në një thellësi 9.6 kilometra. Për momentin nuk bëhet me dije nëse ka persona të lënduar nga tërmeti apo dëme materiale.

Lëkundjet sizmike në ishull vijnë pas kërcënimeve të diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, i cili tha se do të sulmonte me raketa ishullin amerikan.

Kim Jong kërcënoi të hidhte raketa balistike në territorin amerikan, por Presidenti i SHBA Donald Trump ju kundërpërgjigj menjëherë se do të sulmonte Korenë e Veriut nëse ndodhte një rast i tillë. Kim Jong u tërhoq më pas, por dje kërcënoi përsëri duke thënë se do të lëshonte raketa balistike./syri.net/Image

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakYouTube me një pamje të re