GENC SEFAJ: NË KUMANOVË ISHTE NJË GRUP, I CILI NA VRAU EDHE...

GENC SEFAJ: NË KUMANOVË ISHTE NJË GRUP, I CILI NA VRAU EDHE NEVE EDHE POLICËT!

SHPËRNDAJE

I akuzuari në rastin e Lagjes së Trimave, Genc Sefaj, në seancën e sotshme gjyqësore ka ironizuar pohimet e prokurorisë se më 10 maj ka pasur luftime në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ai ka thënë se këtë ditë kanë mundur të luftojë vetëm prokuroria dhe policët. Sefaj i tërhoqi vërejtjen gjykatës se për dy vjet kanë lejuar një aktakuzë në të cilën nuk ka asnjë element ose provë me të cilën do të vërtetohej për secilin pjesëmarrës se çfarë veprash ka bërë dhe kur i ka bërë ato.

“Këtu si njerëzit tanë e po ashtu edhe policët e dinë se ka vetëm një organizator. Të njëjtin na vranë edhe neve edhe policët. E, ai grup ka qenë në pushtet”, ka thënë ai.

Sefaj i kundërshtoi akuzat e Prokurorisë, e cila pohon se një pjesë e grupit ka ardhur për qëllime për finaciare dhe një tjetër për qëllime politike. Ai thotë se askush me mendje të shëndoshë nuk do të çohej nga komoditeti i shtëpisësë së tij dhe nuk udhëton 1 mijë kilometra larg për ta vendosur veten në rrezik.

Sefaj i kërkoi prokurorisë të sqarojë se me çfarë provash i bazon pohimet se dikush prej tyre ka ardhur për para dhe për qëllime politike.

“Kush janë ata persona e kush do t’i paguante. Kush janë sponsorizuesit. Duam ta dimë se kush na ka borxh. Dy vjet vij në gjykatë dhe ende nuk mund ta gjej veten se në cilin grup bëj pjesë, politik apo financiar”, ka ironizuar Sefaj.

Sefaj i tha gjykatës se ka pasur një shancë historike për të korrigjuar një padrejtësi të madhe. “Patët një shancë për ta korrigjuar këtë padrejtësi të madhe. Pasojat e kësaj çorbe që e provuam e u përgatitën nga kuzhina e shërbimeve sekrete”, ka deklaruar Sefaj. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/