Gabriel Garsia Markez: Lamtumirë në vargje

Gabriel Garsia Markez: Lamtumirë në vargje

SHPËRNDAJE

“Letra” e lamtumirës që shkruajti shkrimtari i madh, kur kuptoi që vuante nga kanceri

Kukulla
Nëse Zoti për një moment do të harronte që jam kukull lecke
dhe të më jepte një copëz jetë
ndoshta nuk do të thoja gjithçka që mendoj,
por definitivisht do të mendoja gjithçka që do e thoja.
Do t`i vlerësoja gjërat
jo për vlerën që kanë
por për domethënien e tyre.
Do të flija pak, ëndërroja më shumë,
e di se për çdo minutë që i mbyllim sytë,
humbasim 60 sekonda drite.
Do të shetisja kur të tjerët sillen kot,
do zgjohesha kur të tjerët janë në gjumë
Do t`i dëgjoja kur të tjerët flasin
oh, si do e shijoja një akullore me çokollatë.
Nëse Zoti do më dhuronte një copëz jetë,
unë do vishesha thjeshtë,
do të shtriqesha barkas nën diell
duke ekspozuar jo vetëm trupin
por edhe shpirtin tim.
Zoti im, nëse do kisha zemër,
do ta shkruaja urrejtjen time në akull
dhe do prisja të dilte dielli.
Me ëndrrën e Van Goghut do shkruaja në yje
një poemë të Benedetti-t
dhe një këngë e Serrat-it do të ishte
serenatë e hënës.
Me lotët e mia do i ujisja lulet
të ndieja dhimbjen e gjembave të tyre
dhe puthjen mishtore të petaleve të tyre
Zoti im, sikur të kisha një copë jetë
Nuk do lejoja të kaloj një ditë e vetme
pa ua thënë njerëzve që dua;
Ju dua!
Do të bindja çdo burrë ose grua
që ata janë të preferuarit e mi
dhe se unë do jetoj
në dashuri
me dashuri.
Do ia vërtetoja njerëzimit
se sa shumë gabojnë kur mendojnë
që ata nuk dashurojnë mbas mplakjes
duke mos e ditur
se ata mplaken kur ndalojnë së dashuruari
Femijëve do u jepja krahë,
por do i lejoja të mësojnë të fluturojnë vetë.
Të moshuarve do u tregoja se
vdekja nuk vjen me moshën
por me harresën.
Kam mësuar aq shumë nga ju njerëz.

Kam mësuar se të gjithë dëshirojnë të jetojnë
në majë të malit
duke mos e kuptuar që
lumturia e vërtetë
ndihet kur ngjit shpatin
Kam mësuar se kur një i posalindur
shtrëngon gishtin e babait
në grushtin e tij të vogël,
ai e ka bërë atë për vete pergjithmonë.
Kam mësuar se njeriu ka të drejtë
të shikojë poshtë tjetrin
vetëm atëherë kur do e ndihmojë të ngjitet përsëri lart.
Kam mësuar aq shumë nga ju
por së fundmi
pjesë e madhe e diturisë
do mbetet e pashfrytëzuar
sepse kur të më fusin
brenda asaj “valixheje”
fatkeqësisht do të vdes.