Dekreti i Metës, seanca e parë e Parlamentit më 9 shtator

Dekreti i Metës, seanca e parë e Parlamentit më 9 shtator

SHPËRNDAJE

Seanca e parë parlamentare për legjislaturën e re do të mblidhet më 9 shtator, në orën 10.00.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë datë për Parlamentin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas rregullores, seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, e nëse ai refuzon, nga pasaardhësi i tij. Gjithashtu zgjidhen dhe tre deputetë për sekretariatin që do të merret me procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit./tch/