Bajrami i Vogël/ Urimi i kryetarit të KMSH dhe festimet për nesër

Bajrami i Vogël/ Urimi i kryetarit të KMSH dhe festimet për nesër

SHPËRNDAJE

Më 1 shtator 2017, besimtarët myslimanë do të kremtojnë festën e tyre, Kurban Bajramin. Kryetari i KMSH Skënder Bruçaj, u ka përcjellë atyre dhe gjithë shqiptarëve, urimin e mëposhtëm:

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Të nderuar besimtarë!
Në një ditë të tillë festë në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira, qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës.

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Në këtë ditë feste e gëzimi të Kurban Bajramit u bëj thirrje të gjithë besimtarëve vullnetmirë që të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë qe i kemi dhuratë nga krijuesi ynë, dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë.

Të jemi më mëshirues e tolerant, duke respektuar njeri-tjetrin dhe të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pa reshtur për të gjithë njerëzimin mbarë.

Le të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, falënderimit dhe ndihmës reciproke me synimin e fitimit te kënaqësisë së Zotit.

Më lejoni t’ju uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Gëzuar Kurban Bajramin me lutjen që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për njëri-tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në çdo fole familjare e shoqërore.

PROGRAMI I BAJRAMIT TË VOGËL

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Kurban Bajramit, ditën e premte, 1 shtator 2017, do të falet në orën 06:50 në Sheshin Skënderbej.
Para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

PROGRAMI I PLOTË I BAJRAMIT TË VOGËL 2017
05:30 – NAMAZI I SABAHUT (FALJA)
05:45 – KURAN
06:20 – HAPJA
06:25 – LEXIM KURANI
06:30 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, H. SKENDER BRUÇAJ.
06:40 – LIGJËRATË – NËNKRYETARI I KMSH-së, z. BUJAR SPAHIU.
06:50 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT
07:00 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA
07:10 – ILAHI

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFRIKA ne shekuj. Zot, na shpëto!