AHMETI U TAKUA ME MINISTRIN E JASHTËM GREK, KOXIAS

AHMETI U TAKUA ME MINISTRIN E JASHTËM GREK, KOXIAS

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot u takua me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Koxias, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë.
“Nga të gjitha takimet me autoritetet greke ndër vite, ky i sotmi me ministrin e Jashtëm Grek Koxias më la përshtypje shpresëdhënëse. Koxias është një mik dhe kontribues për një rajon të paqtë dhe tërësisht të integruar në strukturat euroatlantike. Bisedova shumë hapur me të për të kaluarën, të sotmen dhe u pajtuam bashkarisht për të ardhmen”, shkruan Ahmeti në rrjetin social Fejsbuk.