Viktimat në Jahoc ishin djem të axhës

Viktimat në Jahoc ishin djem të axhës

SHPËRNDAJE

Klan Kosova merr vesh se dy personat që mbetën të vdekur në Jahoc të Gjakovës gjatë natës së mbrëmshme ishin familjarë, më saktësisht djem të axhës.

Pjetër Memaj ka shtënë në djalin e axhës së tij, Krist Memaj, dhe më pas ka vrarë edhe veten. Familja ka thënë se ky rast ka ndodhur aksidentalisht, dhe se viktimat, Pjetër e Krist Memaj, përpos familjarë, kanë qenë edhe miq të mirë.

Kjo ngjarje e hidhur ka ndodhur rreth orës 19:00 në lokalin që ishte pronë e Pjetër Memajt.

E pamja për të dy viktimat është hapur e përbashkët, dhe varrimi bëhet nesër po ashtu i përbashkët.