Kryeministri i Kanadasë takon foshnjën sirian që mban emrin e tij

Kryeministri i Kanadasë takon foshnjën sirian që mban emrin e tij

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka takuar sëfundi foshnjën e dy prindërve sirianë të cilët në shenjë respekti dhe mirënjohjen e shefit të ekzekutivit kanadez e quajtën të sapolindurin e tyre Justin Trudeau.

Ngjarja është pritur me komente pozitive ndërsa ka bërë xhiro në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës me prindërit mësohet se Trudeau ishte shprehur i emocionuar për takimin dhe për faktin që foshnja siriane mban emrin e tij.

Ai tha gjithashtu se Kanadaja do të mbetet e hapur për personat që i largohen luftrave, persekutimit apo konflikteve. /Oranews.tv/