Janë përplasur tre automjete në aksin Lezhë-Shkodër në kryqëzimin e Blinishtit. Deri më tani dyshohet se janë 7 të plagosur dhe një i vdekur.
Një qytetar ka shkruar pranë JOQ:
Përshëndetje JOQ! Një parakalim i gabuar i një makine shkaktoi aksidente me dy tjera dhe ka shumë njerëz të plagosur nga ata që gjendeshin nëpër automjete. Njëri vdiq direkt, është vllai i atij që duket në video duke qarë në parcelë. Nje nga kta ka ngel ne timon se i kane hyre ca hekura te makines e kembe”, përfundoi ai.
Situata duket e rëndë dhe nuk dihet gjendja e të plagosurve të tjerë.
Policia ka njoftuar se si shkak i aksidentit aksi Lezhë-Shkodër është bllokuar.