VENEZUELË – Karakas akuzon Uashingtonin për ndërhyrje pas sanksioneve ekonomike

VENEZUELË – Karakas akuzon Uashingtonin për ndërhyrje pas sanksioneve ekonomike

SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë e Venezuelës akuzoi sot SHBA për vazhdimin e “interesave të errëta” për të marrë kontrollin e drejtësisë së vendit, një ditë pas sanksioneve ekonomike të parashtruara nga Uashingtoni ndaj tetë anëtarëve të këtij institucioni.

‘’Objektivat e Perandorisë (një emërtim i vënë nga Karakasi për SHBA) e ndikuar nga interesa të errëta, kanë si qëllim për të tronditur pavarësinë e gjyqësorit për të marrë në këtë mënyrë kontrollin e administratës së drejtësisë”, denoncoi Maikel Moreno, kreu i Gjykatës së Lartë (TSJ).

SHBA vendosi dje në listën e zezë financiare tetë anëtarë të TSJ, ku Moreno i akuzuar se ka përkeqësuar krizën politike në vend duke dobësuar autoritetin e Parlamentit, nën kontrollin e opozitës që nga fundi i vitit 2015.

Këta gjyqëtarë kanë përkeqësuar situatënn duke ndërhyrë në mënyrë të përhershme me degën e pushtetit legjislativ, ku TSJ anuloi të gjitha vendimet që kur opozita zotëron shumicën, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, cituar në një deklaratë.