Vdes fotoreporteri amerikan, Stanley Greene, pesë herë laureat i “World Press Photo”

Vdes fotoreporteri amerikan, Stanley Greene, pesë herë laureat i “World Press Photo”

SHPËRNDAJE

Fotoreporteri amerikan, Stanley Greene, pesë herë laureat i çmimit “World Press Photo” vdiq sot në moshën 68-vjeçare në një spital të Parisit, theksoi Clement Saccomani, drejtor i agjencisë “NOOR Images” ku ai ishte një prej bashkëthemeluesve.

Fotografi nju-jorkez i njohur botërisht, veçanërisht për reportazhet gjatë luftës në Çeçeni nisur në vitin 1994, më herët anëtar në rininë e tij i Black Panthers dhe më pas militant kundër luftës në Vietnam, vdiq pas një sëmundjeje të gjatë”, theksoi kolegu dhe miku i tij.

“Ajo që dihet se çka ndodhur në Çeçeni, është në sajë të tij”, nënvizoi ai.

Beqar, pa fëmijë, ishte një i vetmuar,por nuk ishte vetëm”, deklaroi ai duke shtuar se ai iku i rrethuar nga miqtë e tij, në spital.

“Stanley ndoshta është më i njohur për punën e tij në Çeçeni, që ai e mbuloi disa vite gjatë luftës”, nënvizoi gjithashtu miku i tij fotograf Kadir van Lohuizen.

“Ai përgatiti një projekt në Rusi një ‘road trip’ për të parë vendin 100 vjet pas revolucionit të vitit 1917”, shtoi ai.