Takimi me Berishën, Meta: Doktori është pika ime e dobët dhe pika...

Takimi me Berishën, Meta: Doktori është pika ime e dobët dhe pika ime e fortë

SHPËRNDAJE

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka folur në emisionin e Arjan Çanit për takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha ditën që vijonin negociatat mes Ramës dhe Bashës te Pallati i Kongreseve.

Meta tha se Berisha është pika e dobët dhe e fortë e tij. Më tej, ai shtoi se ishte në një drekë dhe pati mundësinë të përshëndetet dhe me Doktorin.

Çani: Mos u fshih pas gishtit? Pse shkove te Berisha?
“Pika ime e dobët dhe pika ime e fortë, në kuptimin pozitiv. Isha në një drekë aty lart dhe pata mundësi të përshëndetem dhe me Doktorin. Kam vlerësuar rolin e tij pozitiv. Doktori është i përgjegjshëm si gjithmonë, s’ka bojkotuar ndonjëherë”, u shpreh Meta.