Rama: U bëra si Romeo për të takuar Bashën

Rama: U bëra si Romeo për të takuar Bashën

SHPËRNDAJE

Gjatë takimit të sotëm në Korçë, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat për kreun e PD-së, Lulzim Basha, por edhe ironinë me objektivin e LSI-së për të qenë forcë e parë politike. Sa i përket Bashës, Rama i është referuar disa herë si “miku im i orëve të fundit, Luli”, si dhe u shpreh se nuk e kishte besuar që do vinte dita të bënte Romeon për të takuar Bashën.

“Se do vinte dita që do bëja Romeon në këtë moshë dhe do e bëja për të takuar Lulin do thosha këtë nuk do e bëja kurrë. Nuk do prisnim të na vinin shkesët që thonë merre mo se është e mirë shikoje njëherë vajzën”– tha Rama.

Më tej kryeministri që dukej i qetë pas arritjes së kësaj marrëveshje, foli edhe për vazhdimin e dialogut me kreun e PD-së.

“Do kemi një dialog institucional mes kryetarit të qeverisë dhe opozitës dhe kjo është diçka që njerëzit mezi e kanë pritur. Por ka edhe nga ata që merren me fjalë, merren me pazare leku, byreku keku vetëm par atë punë dalin në tv”,– tha Rama.

Sa i përket ministrave të rinj teknikë, kryeministri u shpreh se opozita vetëm do të propozojë ndërsa për të vendosur vendos ai vetë.

“Ata do të propozojnë se për të vendosur vendos unë, do propozojnë kush do jetë këtu këtu, këtu…natyrisht e drejta e propozimit është e tyre dhe jam i bindur se do vendosin njerëz me indegritet, jo politik dhe pasi të mbarojnë zgjedhjet, nuk ka më llafe”, tha Rama.

Emrat e ministrave të rinj që do të propozohen nga PD nuk kanë dalë ende, përvec emrit të Ministrit të Arsimit që është përfolur të jetë Ardian Marashi.

/LAPSI.AL/