Radhë njerëzish/ Shtyhet afati i votimit në zgjedhjet në Iran

Radhë njerëzish/ Shtyhet afati i votimit në zgjedhjet në Iran

SHPËRNDAJE

Shtabi zgjedhor i RII ka vazhduar për të dytën herë afatin për votim në zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe të 5-tat për këshillat lokalë.

Sipas zëdhënësit të këtij shtabi, afati i votimit është shtyrë deri në orën 22:00 dhe sipas tij një gjë e tillë është bërë për shkak të numrit të madh të votuesve që presin në radhë të gjata për të votuar. Sejed Ebrahim Reisi Sadat, Hasan Ruhani, Mostafa Agha Mir Salim dhe Mostafa Hashemi Tabai, janë katër kandidatët për president në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të RII.