Ballina Kronika Momenti fatal kur makina futet në trotuar dhe shtyp kalimtarët në “Times...

Momenti fatal kur makina futet në trotuar dhe shtyp kalimtarët në “Times Square” (VIDEO)

SHPËRNDAJE

New York-u është tmerruar sot kur një shofer u fut me veturë në trotuar dhe shtypi dhjetëra persona, ku si pasojë humbin jetën një vajzë dhe u lënduan 22 tjerë.

Por pas këtij aksidenti të tmerrshëm, janë publikuar edhe pamjet e para të momentit kur shoferi i veturës humb kontrollin dhe shtyp këmbësorët në trotuar në sheshin Times Square, transmeton Telegrafi.

Ish-marinsi amerikan Richard Rojas 26-vjeç, shihet duke u futur me shpejtësi të madhe në turmën e këmbësorëve.

Shumë kalimtarë rasti që i kanë shpëtuar shtypjes kanë deklaruar për mediat amerikane, se trotuari ishte i mbushur me gjak nga njerëzit që u shtypën. /Telegrafi/