“Lumë droge” drejt Italisë, kapet gomonia me 2.2 ton hashash e nisur...

“Lumë droge” drejt Italisë, kapet gomonia me 2.2 ton hashash e nisur nga Shqipëria

SHPËRNDAJE

Një sasi e madhe marijuane që vinte nga Shqipëria me destinacion Italinë, është sekuestruar ditën e sotme nga Guardia di Finanza në plazhin e Promontorios.

Gomonia, që ishte e ngarkuar me thasë plastikë që përmbanin plot 2.2 ton marijuanë, ishte braktisur mes shkëmbinjve afro 15 metra larg bregut të detit, shkruan LaFoggiaToday.

Në gomone ndodheshin 57 pako marijuanë, që arrinin vlerën e 20 milionë eurove sipas autoriteteve italiane.

Gomonia ishte rreth 8 metra e gjatë dhe ishte pajisur me dy motorë të fuqishëm për të bërë të mundur transportimin e shpejtë. Duke qenë se autorët u larguan pa lënë gjurmë, policia italiane po kërkon bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për kapjen e tyre.