Ja cili ishte 20-vjeçari shqiptar, që humbi jetën në dush në Tetovë...

Ja cili ishte 20-vjeçari shqiptar, që humbi jetën në dush në Tetovë (FOTO)

SHPËRNDAJE

I riu shqiptar me iniciale A. L. që humbi jetën në Tetovë aksidentalisht duke u larë në dush është nga  fshati Karkavec i Librazhdit. Ai quhet  Andi Liçi, 20 vjeç.

Liçi ishte emigrant atje dhe banonte me dy shokë të tij.

Atë e ka zënë korenti duke u larë në dush dhe ka rënë në dyshemenë e banjës. Kanë qënë shokët e tij që kur e kanë parë të shtrirë  pa ndjenja në dyshemen e banjos, e kanë tërhequr në dhomën e ndenjes dhe janë përpjekur për t’i dhënë atij ndihmën e parë, por ka qënë tepër vonë.

Trupi i tij do të kthehet sot në Librazhd ku familja e hidhëruar, qindra të afërm e miq po presin t’i jain lamtumirën e fundit.