Bosi shqiptar i trafikut kapet në Itali me 400 mijë euro kokainë,...

Bosi shqiptar i trafikut kapet në Itali me 400 mijë euro kokainë, flinte mbi para

SHPËRNDAJE

Udhëheqësi dhe ndërlidhësi i një bande të specializuar për trafikun e kokainës nga Holanda në Itali ka përfunduar në prangat e policia.

Ai është një shqiptar 47 vjeçar me iniciale H.Z, i cili merrej me shpërndarjen e kokainës në Riviera del Conero, me një qarkullim prej një milion euro në muaj, siç shkruan “Corriere”.

Operacioni i koduar “Romon Loco”, çoi në sekuestrimin e 2.5 kg kokainë e papërpunuar në kristale, e cila u sekuestruar në bordin e një automjeti të ardhur nga Rotterdami i Holandë, ndërsa u ndalua për një kontroll në jug të Modenas.

Lënda narkotike ishte e ndarë në dy pako e mbështjellë me letër cefofoni, ndërsa ishte fshehur në ndenjësen e pasme të mjetit, raporton Ora News.

Shoferi, një pensionist italiane 65 vjeçar dhe banues në Maranello, u arrestua në flagrancë, ndërsa shërbente si korrier.

Gjatë një kontrolli në banesën e shqiptari janë gjetur rreth 10 mijë e 600 euro të fshehura nën një dyshek, ndërsa shqiptari kishte fjetur aty një natë përpara se të arrestohej.

Sipas mediave italiane, vlera e kokainës ishte 400 mijë euro, ndërsa nëse do të shitej në tregun me pakicë fitimet do të arrinin në 1 milion euro.

Ndërkohë, policia ka gjurmuar shqiptari sot në mëngjes në Jesi, ndërsa qarkullonte me një makinë.

Ai u arrestua në mes të rrugës menjëherë pasi zbriti nga mjeti.