ZAEV TAKON AMBASADORËT: PASON ZGJEDHJA E KRYETARIT TË KUVENDIT DHE QEVERISË SË...

ZAEV TAKON AMBASADORËT: PASON ZGJEDHJA E KRYETARIT TË KUVENDIT DHE QEVERISË SË RE

SHPËRNDAJE

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorët e Gjermanisë- Kristine Althauzer, të Britanisë,- Çarls Gareth, ambasadorin e Suedisë- Mat Stefanson dhe ambasadorin e Holandës- Vauter Plomp.

Në takim, thuhet në komunikatë, përcjell SHENJA, është konstatuar se Maqedonia duhet t’i vazhdoj proceset me çka do të sigurohet e ardhme stabile për qytetarët e vendit.

“Shumica parlamentare është e gatshme të realizoj vullnetin e qytetarëve për ndryshime e shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Hapat që do të pasojnë në kohë të shkurtë janë përzgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit dhe qeveri të re reformatore, sipas Rregullores së Kuvendit, Kushtetutës së Maqedonisë dhe ligjeve”, ka thënë Zaev para ambasadorëve.

Më tej në komunikatë thuhet se Zaev ju ka thënë ambasadorëve se “është e nevojshme Trajko Veljanovski dhe Gjorge Ivanov të veprojnë sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve dhe opozitës, Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit”. /SHENJA/