TREGIM/ FLOÇKA E GOJËDHËNAVE (ose dashuria për kurvën)

TREGIM/ FLOÇKA E GOJËDHËNAVE (ose dashuria për kurvën)

Ahmet Selmani

Asnjë natë nuk e merrte gjumi duke e përfytyruar atë vajzë me flokë të gjata e me ngjyrë gështenje, e cila i shëmbëllente pikërisht si ato floçkat e bukura të gojëdhënave. Po ashtu, edhe gjatë ditës e ndiqte hap pas hapi, gjithë kohën e lume duke menduar që ta gjente çastin e duhur dhe t’i shfaqte dashuri. Megjithatë, sa e shihte diku teksa qëndronte vetë në ndonjë cep ose teksa afrohej në drejtim të tij, çuditërisht, diçka e bënte të shtangej e të stepej, sa çel e mbyll sytë i humbte guximi dhe sërish mbetej fillikat duke e shikuar pa folur asnjë fjalë. Mirëpo një ditë e bëri zemrën gur dhe ia doli që t’i kapërcente ato pengesa shpirtërore brenda vetes duke i shfaqur asaj dashuri. Por ajo sikur ta kishte përgjigjen në maje të gjuhës, as që e zgjati më tej bisedën, thjesht u tregua shumë e prerë duke i thënë se nuk ndjente asgjë për të. Atij iu duk sikur i ra rrufeja mbi kokë. Dhe që nga ajo ditë ai ndryshoi krejtësisht me sjelljen e tij; në mënyrë hakmarrëse filloi të shpifte gjëra krejtësisht të paqena e të neveritshme. Por ajo që ia vuri vulën kësaj pune ishte kur atë e quajti kurvë të pashoqe, të cilën e kishin patur nëpër duar gjithë burrat e qytetit.

SHPËRNDAJE