Sulmohet fizikisht dhe plagoset me thikë avokati nga Tetova

Sulmohet fizikisht dhe plagoset me thikë avokati nga Tetova

Avokati Bujar Sabriu sot rreth orës 12:00 është sulmuar fizikisht në zyrën e tij, që gjendet në qendrën tregtare të qytetit, trasmeton Gazeta Express.  Sipas zëdhënësit të SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, i dyshuari V.A.(72) nga Tetova, ka hyrë në zyrë, ku për momentin avokati ka qenë duke punuar dhe mes tyre së pari ka filluar një zënkë verbale. Për momentin sulmuesi ka nxjerrë thikë duke i shkaktuar plagë në dorën e majtë. Pastaj e ka goditur me karrige. Avokati disi ka arritur të largohet nga zyra dhe është drejtuar tek Gjykata Themelore e Tetovës, ku është fshehur.Për një kohë të shkurtër sulmuesi është arrestuar nga ana e policisë.  Pas kësaj avokati Sabriu është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku i është dhënë ndihma e parë dhe pastaj është lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi.  Inspektim ligjor në vend ngjarje kanë kryer ekipet policore dhe po punohet në zbardhjen e rastit.  Sipas Informacioneve jozyrtare bëhet fjale për disa probleme të pazgjidhura pronësore rreth zyrës së avokatit, ku edhe ka ndodhur incidenti.

SHPËRNDAJE