SHBA kërkon rishikim të marrëveshjes bërthamore me Iranin

SHBA kërkon rishikim të marrëveshjes bërthamore me Iranin

SHPËRNDAJE

Teherani po shndërrohet në një tjetër Kore Veriu

Konfliktet që u dukën se u qetësuan gjatë administratës Obama, por rindizen nga pasardhësi i tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp. Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson tha se kërkon të rishikojë marërveshjen për programin bërthamor iranian dhe për këtë i kishte dërguar letër kongresit. Tillerson, ashtu si më herët Donald Tramp e konsideroi marrëveshjen si më të keqen e arritur deri më sot. Sipasj tij, heqja e sanksioneve në këmbim të reduktimit të aktivitetit bërthamor dhe pranimit të mbikqyrjes së gjerë ndërkombëtare ka shtuar provokimet nga Teherani. Sekretari amerikan i shtetit shprehet se Irani po shfaqet gjithnjë e më provokativ dhe po financon terrorizmin.
Tillerson paralajmëroi se pa ndërhyrje, “Irani ka potencialin të ndjekë të njejtat shtigje si Koreja e Veriut për kërcënimin që përbën ndaj sigurisë globale me armët e saj bërthamore”. Shtetet e Bashkuara – tha ai kërkojnë që të shmangin një evidencë të dytë që tregon se durimi strategjik po dështon.
Administrata Obama dhe fuqitë botërore si Britania, Franca, Kina, Rusia e Gjermania arritën korrikun e 2015-ës një marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit, sipas të cilit vendit islamik i hiqeshin sanksionet e rënda ekonomike në këmbim të reduktimit të aktivitetit bërthamor dhe shtimit të monitorimit ndërkombëtar në impjantet e prodhimit të energjisë përmes energjisë nukleare, për të shmangur prodhimin në fshehtësi të armëve nukleare nga Teherani. Por Donald Tramp paralajmëroi rishikimin e marrëveshjes, pasi sipas tij ishte në dëm të sigurisë globale.