SHBA – Bill O’Reilly shkarkohet nga Fox News për shkak të skandaleve...

SHBA – Bill O’Reilly shkarkohet nga Fox News për shkak të skandaleve seksuale

Fox News ka shkarkuar prezantuesin e mirënjohur, Bill O’Reilly, për shkak të skandaleve seksuale të publikuara së fundmi. 67-vjeçari është konsideruar vazhdimisht si prej zërave me më shumë influencë në tregun mediatik amerikan. Megjithatë, audienca e Fox Nevvs kishte shprehur pakënaqësi për ngjarjet e raportuara së fundmi, ndërkohë që edhe kompanitë që reklamonin në kohën e tij televizive, u tërhoqën nga sponsorizimi.

Bill O’Reilly, një nga prezantuesit më të njohur në botën mediatike amerikane dhe jo vetëm, është shkarkuar nga rrjeti Fox News, për shkak të një sërë skandalesh seksuale të publikuara së fundmi.

67-vjeçari, që prej vitit 1996 ka qënë një prej imazheve kryesore të televizionit, por pas më shumë se dy dekadash, u desh të merrej një vendim i vështirë.

O’Reilly është paditur për ngacmime seksuale në gjyq nga të paktën shtatë gra të cilat kanë qënë punonjëse të rrjetin Fox Nevvs, ose të ftuara në emisionin e drejtuar prej tij.

Në formë dëmshpërblimi, 67-vjeçari ka paguar 13 milionë dollarë, e megjithatë çështja nuk është mbyllur me kaq për shkak të një sërë problemeve që lindën nga kjo situatë.

O’Reilly në vitin 2016, mësohet t’i ketë sjellë Fox News afro 147 milionë dollarë fitime nga reklamat që janë afruar pranë programit të tij.

Por, gjatë këtij viti, pas publikimit të skandaleve seksuale, plot shtatë kompani që reklamonin nga kohën televizive të O’Reilly, u tërhoqën nga marrëveshjet e tyre.

Gjithashtu, kundër tij ka patur protesta të shumta si në komentet në rrjetet sociale, ashtu edhe përpara zyrave qëndrore të Fox News.

Për këtë arsye, drejtuesit e rrjetit mediatik dhe prezantuesi Bill O’Reilly, vendosën që programi i tij O’Reilly Factor të mos vijojë në të ardhmen.

Në këtë mënyrë, Fox News mbylli një kapitull që zgjati për më shumë se dy dekada.

Përtej, skandalit, O’Reilly është konsideruar vazhdimisht si një prej prezantuesve më të afirmuar në tregun mediatik amerikan, ndërsa programet e tij kanë patur në shumicën e raste shkallë relativisht të larta shikueshmërie.

SHPËRNDAJE