SELA: DO TË KANDIDOHEM PËRSËRI PËR KRYETAR TË STRUGËS

SELA: DO TË KANDIDOHEM PËRSËRI PËR KRYETAR TË STRUGËS

SHPËRNDAJE

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ku po replikon me deputetin  e VMRO-DPMNE-së, Ilija DImovski, deputeti i LR PDSH-së, dhe kryetar i komunës së Strugës, Ziadin Sela, ka thënë se do të rikandidohet edhe një herë për kreun e Strugës.

“ Unë do të kandidoj përsëri për Strugën sepse mendoj se duhet të dal dhe të jap llogari. Ju mund ta mbështesni ish kryetarin e Strugës. Unë ju kam fituar një herë dhe do t’ju fitoj përsëri. Sela do të rikandidojë për Strugën”, ka thënë Sela, përcjell SHENJA.