Plakat e Prillit – Rikthehen reshjet e borës në Dibër, Krujë, Librazhd...

Plakat e Prillit – Rikthehen reshjet e borës në Dibër, Krujë, Librazhd e Korçë (VIDEO+FOTO)

Bora ka zbardhur zonat malore në Kukës, Dibër, Krujë, Librazhd dhe Korçë. Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës kanë krijuar akull në aksin Kukës-Shishtavec, ndërkohë që janë konstatuar edhe rrëshqitje gurësh. Probleme në qarkullim edhe në disa zona të tjera.

Në qarkun e Kukësit, reshjet e një ditë më parë të borës në zonat e thella kanë krijuar vështirësi në qarkullim.

Ulja e temperaturave ka krijuar akull  në aksin Kukës-Shishtavec, ndërkohë që janë konstatuar edhe rrëshqitje gurësh.

Në zonën e Bushtricës në fshatin Lusen si pasojë e rënieve të gurëve u bllokua për disa orë kalimi.

Eshtë dashur ndërhyrja e firmës për largimin e gurëve dhe dherave që të normalizohej qarkullimi.

Reshje bore ka pasur edhe në Dardhë e Voskopojë ku trashësia ka arritur deri në 5 cm, ndërkohë që temperaturat kanë arritur deri në -2 gradë celcius.

Reshje bora pati edhe në Theth, ku disa zona janë bllokuar nga bora e denduar.

Dje bora zbardhi dhe malësinë e Librazhit, Krujës dhe Dibrës, ku nuk janë konstatuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve apo për banorët e zonës. por reshjet e borës në këtë periudhë, sipas ekspertëve pritet të shkaktojnë shumë dëme në bujqësi, për shkak të tharjes së frutit të sapoformuar në këtë periudhë pranvere.

Ndërkohë të premten pritet një përmirësim i ndjeshëm i motit, ku temepraturat do shënjojnë rritje me disa gradë njëkohësisht, krahasur me këto ditë të ftohta.

SHPËRNDAJE