NUK MUND TË KETË SHTET NË MAQEDONI PA SHQIPTARËT

NUK MUND TË KETË SHTET NË MAQEDONI PA SHQIPTARËT

Shkruan Hamdi Ndrecaj-PANTERI

Politikanët nacionalistë maqedonë duhet ta kuptojnë, se nuk mund të ketë shtet në Maqedoni pa shqiptarët dhe as pa respektimin e të drejtave të tyre si element shtetformues që janë, prandaj është iluzore që politikanët nacionalistë maqedonë të sillën ndaj shqiptarëve sikur ata të ishin pakicë etnike në trojet e tyre dhe shtetin në ndërtimin e të cilit kanë kontribuuar njësoi sikur maqedonët! Në realitet sllavomaqedonasit kërkojnë qetësi në heshtje. Sipas tyre do të ketë shumë shpejt ndonjë komplot të ri apo ndonjë skenar dhe i thonë popullit maqedonas që të heshtë, të rrijë i qetë, por parulla e tyre është: “Maqedonia është e maqedonëve”.Ne as që po merremi me parullën e tyre se e kujt është Maqedonia, sepse ne e dimë botërisht se Maqedonasit së bashku me shtetin e tyre monstrum u krijua nga ish- Jugosllavia e Titos për ta dobësuar faktorin shqiptar në gadishullin ilirik sot Ballkan.Prandaj ka një domethënje që shteti helen Greqia e sotme nuk e njeh në asnjë mënyrë një shtet monstruoz me emrin Maqedoni pa u definuar gjërat mirë dhe qarte sipas te dhenave etno historike.Maqedonasit mund të jetojnë dhe mbijetojnë vetëm nën strukturën e të njohurit komb shqiptar në IRJM, si faktor vendimmarrës dhe të përbërë si strukturë etnike mbi 40 % ,ata qe do të ruajnë strukturën multietnike sipas parimeve të BE dhe OKB së. Përndryshe një Maqedoni e tillë pa shqiptarët do të jetë inegzistenciale, sepse kombet dhe shtetet monstruoze të krijuara mbi bazën e artificialitetit shuhen, ashtu siç janë krijuar.Maqedonia le të kthehet pak mbrapa ta shiqojë Jugosllavinë e krajlit, ku ishte përbërë si një monarki serbo –kroate, sllovene, ku maqedonët nuk ishin as minoritarë. Nuk mund të ketë shtet në Maqedoni pa shqiptarët dhe pa respektimin e të drejtave të tyre si element shtet-formues. Ne i bëjmë thirrje thirrje faktorit politik shqiptar që t’i unifikojë dhe koordinojë qëndrimet karshi situatës së krijuar në këtë shtet, duke tërhequr vëmendjen se në rast të eskalimit të situatës, shqiptarëve ka kush t’u dalë në mbështetje. Nuk ka dyshim se refuzimi i presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, për ta mandatar qeverinë e re të koalicionit midis partisë së Zoran Zaevit dhe partive shqiptare, me ç’ rast dha edhe një deklaratë raciste, se gjuha shqipe nuk mund të bëhet gjuhë zyrtare dhe e barabartë me gjuhën maqedone, me shumë të drejtë ka shkaktuar indinjatë dhe shqetësim tek populli shqiptar në Maqedoni, duke e vënë seriozisht në pikëpyetje ekzistimin e mëtejmë të shtetit maqedon! Në këto çaste delikate nga të gjithë faktorët politikë shqiptarë kërkohet një unifikim i domosdoshëm i qëndrimeve ndaj gjitha ecurive politike që po ndodhin aktualisht në Maqedoni, sepse në asnjë mënyrë nuk duhet pranuar që afër një milion shqiptarë të fyhen dhe diskriminohen edhe më tej, sepse kohërat e nacionalizmit primitiv të maqedonëve kanë marrë fund! Prandaj, kur interesat tona kombëtare cenohen duhet të kemi patjetër platformë të qartë politike si dy shtete shqiptare në Ballkan, por edhe koordinim të hapave në çdo situatë kur rrezikohen liritë, të drejtat dhe ardhmëria e pjesëve tjera të kombit tonë, si pjesë e pandashme e Evropës së bashkuar, aty ku synojmë të integrohemi! Mendojmë, se nëse situata eskalon, liderët shqiptarë në Maqedoni duhet t’ua bëjnë të qartë udhëheqësve maqedonë, se shqiptarët nuk janë të vetmuar dhe se kanë kujt t’i bashkohen. Madje, shqiptarët edhe më tej do ndërtojnë raporte miqësore me aleatët e tyre perëndimorë në krye me SHBA-të, Gjermanin, Anglinë, etj, siç do t’i koordinojnë veprimet e tyre me miqtë tanë perëndimorë, për ta ruajtur ekzistencën e tyre si popull autokton, sigurinë dhe qetësinë në rajonin e Ballkanit.

SHPËRNDAJE