Miratohet propozimi i Theresa May, Britania shkon në zgjedhje të parakohshme

Miratohet propozimi i Theresa May, Britania shkon në zgjedhje të parakohshme

Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar do të mbahen më 8 Qershor. Deputetët mbështetën thirrjen e kryeministres Theresa May për zgjedhje të parakohshme.

Propozimi i May fitoi me mbi 2/3 e shumicës së nevojshme.

Lideri i opozitës, Jeremy Corbyn akuzoi Theresa May-n se ka ndryshuar mendjen dhe për pasoj ka thyer premtimet mbi një sërë çështjesh.

E bindur se propozimi i saj do të merrte mbështetjen e parlamentit, May deklaroi dje se këto zgjedhje do të ishin një “dritare mundësie” për të mbajtur një sondazh përpara se negociatat e Brexit të nisin në fillim të Qershorit.

“Kam arritur në përfunidmin se mënyra e vetme për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin për vitet e ardhshme është që të zhvillojmë zgjedhjet e parakohshme”- tha May.

Zgjedhjet e ardhshme do të mbaheshin në vitin 2020, por një ligj në Britani lejon që të kryhen edhe më herët nëse votojnë 2/3 e deputetëve.

Vendimi i May për zgjedhje të parakohshme vjen pak javë pasi ajo nisi procesin normal të Brexit duke habitur mjaft politikanë britanikë që sapo ishin kthyer nga pushimet e Pashkëve. /LAPSI.AL/ 

SHPËRNDAJE