Mianmar, së paku 285 të vdekur në festivalin e ujit në Thingyan...

Mianmar, së paku 285 të vdekur në festivalin e ujit në Thingyan (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Së paku 285 persona kanë humbur jetën gjatë festivalit të ujit në Thingyan të Mianmarit i cili shënon fillimin e Vitit të Ri tradicional në atë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat shtetërore në Mianmar kanë raportuar se gjatë festivalit katër ditor kanë humbur jetën 285 persona, 1.073 janë lënduar, ndërkohë që janë kryer 1.200 vepra penale.

Në raport me vitin e kaluar kanë ndodhur 233 vepra penale më shumë, ndërsa është shënuar rritje edhe në numrin e viktimave.

Në kryeqytetin Yangon u vranë 44 njerëz, në rajonin Bago mbetën të vrarë 36 njerëz, ndërsa në qytetin Mandalay, kanë humbur jetën 36 persona.

Tetë persona vdiqën në ditën e parë të festivalit, i cili filloi të enjten e kaluar, kur një varkë prej druri në të cilën ndodheshin 61 pelegrinë budistë, u mbyt në një lumë në perëndim të vendit.

Festivali shënon fillimin tradicional të Vitit të Ri dhe shënohet në shumë vende të Azisë jugore dhe juglindore nga data 13 deri më 16 prill.