LËVIZJA BESA – GOSTIVAR: ME KË ËSHTË NEVZAT BEJTA – ME VMRO-NË...

LËVIZJA BESA – GOSTIVAR: ME KË ËSHTË NEVZAT BEJTA – ME VMRO-NË APO ME LSDM-NË?

“Përderisa Nevzat Bejta në opinion mundohet të shitet si njeriu që e prishi koalicionin me VMRO-DPMNE-në, në anën tjetër në nivel lokal ai vazhdon të bashkëqeverisë me këtë parti në Këshillin Komunal, ku bashkërisht emërojnë drejtorë dhe nëpunës në institucionet që janë nën kompetencë të Komunës. Shembull më i mirë për këtë është drejtoresha e çerdhes në SHF “Goce Dellcev”, që si kuadër i VMRO-DPMNE-së është emëruar pikërisht nga Nevzat Bejta në këtë detyrë.
Duke u nisur nga ky fakt, si dhe nga ajo që sot në Parlamentin e Maqedonisë deputetët e VMRO-DPMNE-së e shpallën Nevzat Bejtën kryetarin më të përshtatshëm për ata, nuk mund të mos pyesim se me kë është tash Nevzat Bejta: me ata që thotë se është në koalicion qeveritar apo me ata me të cilët bashkëpunon në nivel lokal? Apo mos ai i bën konkurrencë Çak Norisit, që në njëjtën kohë mund të jetë në dy vende?
Lajmi i mirë është se kjo hipokrizi e Kryetarit të Komunës së Gostivarit është në përfundim e sipër dhe qytetarët e Gostivarit nuk do të duhet të ndjehen më keq për shkak të qëndrimit infantil e joserioz të kryetarit të tyre”, – thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA – Gostivar.

SHPËRNDAJE