Itali, kapet korrieri shqiptar me 260 kg kanabis në furgon

Itali, kapet korrieri shqiptar me 260 kg kanabis në furgon

Një 20-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia e Romës me akuzën e trafikut të lëndës narkotike të llojit kanabis sativa.
Shtypi italian raporton se policia ka ndaluar ditën e djeshme një furgon që lëvizte me shpejtësi të lartë në rrugën “Bocea” dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë.

Gjatë kontrollit, 20-vjeçari shqiptar ka shfaqur shenja të tepruara të nervozizmit dhe kur agjentët hapën derën e pasme të mjetit, motivi u qartësua: në brendësi ndodheshin 260 kg marijuanë të ndara në 44 pako.

Korrieri është arrestuar dhe shoqëruar në burgun “Regina Coeli”. Përveç ngarkesës me lëndë narkotike, policia romane ka sekuestruar edhe 500 euro kesh, që dyshohet të jetë shuma e fituar nga aktiviteti i paligjshëm i shqiptarit.

SHPËRNDAJE