ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Paris

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Paris

SHPËRNDAJE

Grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj policëve në qendër të Parisit, në mbrëmjen e së enjtes.

Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, pas një sulmi me armë zjarri ndaj tyre në Champs-Elysées.

Autori i sulmit është vrarë më pas nga Policia, teksa përpiqej të ikte. Nëpërmjet organit të saj të propagandës, Amaq, ISIS ka thënë se sulmi në Paris është kryer nga një pjesëtar i tij belg.

Policia lokale thotë se autori ishte i armatosur me kallashnikov. Përplasja me armë ka qenë e fortë. Mësohet se policia po ndjek një tjetër bashkëpunëtor që dyshohet se është fshehur në një garazh makinash aty pranë. Zona është evakuuar. Helikopterë po fluturojnë në zonë.

E gjithë ngjarja ndodh vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale. Në terren kanë zbritur agjentët e anti-terrorizmit. Ngjarja ka ndodhur përpara një dyqani të “Marks & Spencer” të veshjeve britanike.

Vrasësi ka qenë i skeduar si person radikal. Ende nuk jepet emri i tij por pak kohë më parë në shtëpinë e tij është kryer një kontroll në shtëpinë e ktij në Seine-et-Marne në lindje të Parisit. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Pierre Henry Brandet tha se “për momentin është identifikuar vetëm një agresor, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë të tjerë autorë. Sipas tij, objektiv i atentatit kanë qenë forcat e rendit.