Frika për luftë, tanke ruse në kufi me Korenë e Veriut (VIDEO)

Frika për luftë, tanke ruse në kufi me Korenë e Veriut (VIDEO)

Rusia, duke parë zhvillimet e fundit në Korenë e Veriut, ka dërguar qindra trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin me të.

Pas urdhrit të Putin, një video e publikuar fillimisht në mediat lokale,  tregon trenat që transportojnë një sërë tankesh në kufirin në lindjen të Rusisë. “Daily Mail” shkruan se vendet fqinje me shtetin diktatorial i frikësohen një eksodi masiv  refugjatësh nga Koreja e Veriut nëse shpërthehet lufta.

Ky vendim i bujshëm i republikës ruse vjen pasi Kina dërgoi 150,000 trupa në kufirin e vet me Korenë e Veriut. Ata janë të shqetësuar se një sulm i mundshëm ajror nga marina amerikane ndaj shtetin vetmitar mund të bëjë që mijëra koreanoveriorë të nisen drejt Kinës.

Vendimi i presidentit Donald Trump  për të dërguar nje armatë të fuqishme në gadishull ka shtuar edhe më shumë frikën në rajon.

SHPËRNDAJE