Frika nga sulmet terroriste, masa ekstreme për ndeshjen Bayern-Real

Frika nga sulmet terroriste, masa ekstreme për ndeshjen Bayern-Real

SHPËRNDAJE

Sulmi i djeshëm ndaj autobusit të Dortmundit ka vendosur në alarm organizatoret e ndeshjes Bayern Munchen-Real Madrid.

Edhe pse për momentin nuk ka asnjë tregues apo dyshim për ndonjë sulm të mundshëm, policia bavareze vendosi të rrisë numrin e efektivëve të përcaktuar për masat e sigurisë së kësaj ndeshjeje.

 Kështu, nuk do të jenë 370, por 450 agjentë policie që do të ngarkohen për të ruajtur sigurinë e kësaj ndeshjeje dhe, në këto momente, ata gjenden pranë hoteleve ku janë akomoduar të dy ekipet.Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet transportit në drejtim të stadiumit “Allianz Arena” të futbollistëve dhe stafeve teknike të Bayernit e Realit. Për këtë është menduar ndryshimi i itinerarit të skuadrave në drejtim të stadiumit, ndërkohë që autobusët e tyre do të shoqërohen edhe nga automjete të policisë.