FOTO/Njihuni me motrën e Zonjës së Parë të SHBA-ve

FOTO/Njihuni me motrën e Zonjës së Parë të SHBA-ve

SHPËRNDAJE

Emri i Ines Knauss është i panjohur në të gjithë botën. Megjithatë, ajo është motra e Melania Trump, Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara.

Ines Knauss qëndron larg nga dritat e kamerave. Ajo gjithmonë ka mbajtur një profil që nuk merr vëmendje, ndërsa nga ana tjetër motra e saj ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Në hije, ajo kujdeset për motrën, dy vjet më e vogël se ajo.

Emri i vërtetë është Ines Knavs dhe jeton në një apartament në Park Avenue që i përket Trump Group, dy hapa nga Trump Tower, ku motra e saj Melania qëndron me djalin e saj Baron, shkruan TO. Apartamenti kushton 2 milionë dollarë.

Të dy motrat duket në fakt që të kenë marrëdhënie shumë të mira dhe kur Melania martua me Donald Trump, në vitin 2007, motra e saj ishte shoqëruesja e nuses.

Të dy motrat u rriten në një fshat të vogël në Slloveni, Sevnica, dhe ëndërronin karrierë në fushën e modës.

Ines u përpoq për t’u bërë projektuese, sipas New York Post. Të dy motrat u shpërngulen në Nju Jork në vitin 1996.

Sipas New York Post, Ines është gjithmonë në krah të motrës së saj të dashur Melania, sidomos pas lindjes së djalit të saj, dhe e mbron atë.