Erotizëm i shfrenuar në ‘Big Brother’, çfarë ndodhi me këtë ‘treshe’ (Video)

Erotizëm i shfrenuar në ‘Big Brother’, çfarë ndodhi me këtë ‘treshe’ (Video)

Ajo është një nga personazhet brenda shtëpisë së Big Brother që ka shkaktuar gjithmonë polemika.

Çiftet e kanë tepruar paksa me pijen mbrëmjen e kaluar në dasmën e Ademit dhe Ejonës, por ajo që e ka tejkaluar duket se është Kei, që i shpreh edhe ndjenjat e saj Fotinisë.

Kei i është vardisur Fotinisë gjatë darkës së martesës kur janë duke kërcyer. I thotë se nuk e di ku është në kuptimin e seksualitetit, kurse Fotinia i thotë “Unë jam këtu ku jam”. Ndërsa vijon kërcimi, Kei vijon bisedën duke i dhënë të kuptojë se e pëlqen.

Por “propozimi” vjen disa minuta më pas në shtratin e Keit. “Unë i them gjera me sy, jo me fjalë”, i thotë Kei, Fotinisë duke shtuar se “Unë të kam kujdes ty, oj debile. Vdeksha unë, ti e kupton se çfarë dua të them. Po deshe merre vesh, po deshe mos e merr vesh”.

Po ndërsa Fotinia i kërkon që të respektojë Danjelin, ajo i përgjigjet se nuk i intereson askush tjetër përveçse asaj. “Mos ma përmend sepse dua të të them…”, i thotë Kei, e cila ndërpritet nga Fotinia që i thotë sido që të jetë Danjelin e do, por këto fjalë për Kein i shkaktojnë stres dhe këtë ia shpreh edhe asaj. “Kjo m; shkakton stres…Edhe unë të dua”, i thotë ajo, duke thënë më pas bëj shaka.

Thuajse të gjithë banorët e kanë tepruar në Dasmën e Ademit me Ejonën, por më tepër nga të gjithë duket se e ka tepruar Kei, e cila pasi iu vardis Fotinisë dhe për paksa iu shpreh se e do, puthi në buzë Katerinën.

“Ju dua të gjithëve, sinqerisht”, thotë Kei pasi puth Ejonën në faqe, e më pas Katerinën në buzë, e cila kishte shkuar ta përqafonte në shtrat, teksa aty ishte edhe “dhëndri me nusen”.

Katerina është larguar menjëherë nga krevati i Keit, pas këtij gjesti, por duket se nuk e ka marrë për keq, teksa shkon dhe i tregon Lupçes dhe banorëve të tjerë se ishte kafshuar në buzë nga Kei.Lupçe dhe banorët e tjerë e shikojnë dhe qeshin me këtë situatë./Big Brother/

SHPËRNDAJE