DY INICIATIVA PËR VAZHDIMIN E MANDATEVE TË KRYETARËVE, ARSIMTARËT PA RROGA NË...

DY INICIATIVA PËR VAZHDIMIN E MANDATEVE TË KRYETARËVE, ARSIMTARËT PA RROGA NË MUAJIN MAJ

SHPËRNDAJE

Dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të ndërmarrjeve komunale, të institucioneve arsimore, mund të ngelin pa rroga për të paktën dy muajt e ardhshëm pasi që ende është e paqartë se kur do të shpallen zgjedhjet lokale që po bllokojnë aktivitetin e komunave, raporton SHENJA.

Sipas Kodit Zgjedhor, prej  momentin të shpalljes së zgjedhjeve lokale deri në momentin e ekzekutimit të tyre, duhet të kalojnë 70 ditë prandaj sa më shumë që zgjatet shpallja e zgjedhjeve, aq më shumë dëm do t’u shkaktohet komunave, deri në paralizim total.

Të marrim një situatë hipotetike se kur do të mund të mbaheshin zgjedhjet lokale. Në qoftë se të hënën do shpalleshin zgjedhjet lokale,  qytetarët do të votonin për kryetar komunash më 2 korrik. Por, nëse edhe gjatë javëve të ardhshme zgjedhjet nuk shpallen, mbetet që ato të zhvillohet kah muaji gusht ose shtator, por nuk përjashtohet as mundësia që zgjedhjet lokale të kemi në dimër.

Kërkesa e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kongresit Botëror Maqedonas është që zgjedhje të ketë deri në fund të 2017, por para së gjithash kërkohet që kryetarëve aktual t’u vazhdohet mandati deri në zgjedhje që po mbahen peng nga Kuvendi.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Drejtësisë tashmë kanë dërguar një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e disa neneve nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Kodi Zgjedhor për t’u vazhduar kryetarëve mandatin i cili skadon më 14 maj.

Gjykata Kushtetuese konfirmoi për televizionin Shenja se inicitiva është pranuar dhe po shqyrtohet me kujdes, dhe në një prej seancave të ardhshme do të vendoset në rend dite, por pa precizuar se kur. Zëdhënësja e kësaj gjykate tha se lënda po shqyrtohet me seriozitetin dhe prioritetin standard si për të gjitha iniciativat që vijnë para këtij trupi. Në momentin që materiali do të jetë i gatshëm për shqyrtim dhe votim, do t’u vihet para gjykatësve kushtetues.

Para Gjykatës Kushtetuese ekzistojnë dy iniciativa të kësaj natyre. Njëra nga Vetëqeverisja Lokale dhe Ministria e Drejtësisë, dhe njëra prej Kongresit Botëror Maqedonas të drejtuar nga Todor Petrov, por që të dyja kanë të njëjtën natyrë.

(FOTO1)Kërkohet ndryshimi i nenit 16 të Kodit Zgjedhor ku shkruan se zgjedhjet do të organizohen në fillim të muajit maj, dhe varësisht prej datës së re që do të caktohet, të ndryshohet edhe neni.

(FOTO 2)Kërkohet ndryshimi  edhe i nenit 35, alineja 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me çka mandati i këshilltarëve komunal dhe i kryetarit, do të jenë të barabartë deri në organizimin e zgjedhjeve.

Në rast se Kushetuesja shfuqizon këto nene, Kuvendi do të obligohet që të votojë një datë të re për zgjedhje por, pavarësisht vendimit të kësaj gjykate, Kodi Zgjedhor doemos duhet të pësojë ndryshime për shkak të afateve që janë shkelur tashmë nga Kuvendi.

Për çdo ditë që shtyhet afati i zgjedhjeve lokale, shtohet më shumë pasiguria për të marrë rroga dhe për vendimarrje në 81 komunat gjithandej Maqedonisë, përfshirë këtu Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale.

Ferikan Iljazi Arifi  /SHENJA/

Dy iniciativa për vazhdimin e mandateve të… by tvshenjaofficial