Zgjedhjet politike dhe ndikimi mbi ekonominë: Re të zymta në horizont

Zgjedhjet politike dhe ndikimi mbi ekonominë: Re të zymta në horizont

Në 16 janar të këtij viti, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi perspektivën e rritjes ekonomike të planetit. Nuk pati asnjë ndryshim të parashikimeve globale, edhe pse panorama politike është shkundur prej Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ardhjen e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Në të dy rastet, sondazhet gaboheshin. Dhe të njëjtët gabime janë përsëritur edhe në parashikimet e fundit ekonomike. FMI ka pranuar se vlerësimi fillestar për votimin për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar kish qenë shumë pesimist.

Ndoshta për këtë arsye FMN është treguar më e matur për Trumpin dhe zgjedhjet e ardhshme në Europë.

Komisioni Europian sapo ka botuar një parashikim të ri ekonomik. Mes faktorëve kryesorë që merr në konsideratë Brukseli jane edhe Brexit dhe Donald Trumpi. Dhe ashtu si FMN, edhe Komisioni sheh me shqetësim zgjedhjet e ardhshme në Europë. /bota.al

SHPËRNDAJE