Video/ Blushi: Ju tregoj tre arsyet pse Rama e kanabizoi Shqipërinë

Video/ Blushi: Ju tregoj tre arsyet pse Rama e kanabizoi Shqipërinë

I ftuar në studion e emisionit Opinion, Ben Blushi ka treguar opinionin e tij lidhur me fenomenin e kanabisit që është kthyer në shqetësim kohët e fundit.

Sipas tij kanabisi është përhapur si politikë shtetërore dhe kjo për tre arsye kryesore.

“1- Nevoja për të ushqyer çifligarët lokal.

2- Shqipëria vjet ra në deflacion, nuk kishte para në treg dhe në vend të investimeve të huaja, qeveria mes paniku përhapi paranë e kanabisit.

3- Në vitin 2015 pati një valë të madhe migratore, fluks emigrantësh gjë që ndikoi në treg”

Ndër të tjera Blushi ka thënë se këtë vit ka pasur shumë euro në treg për shkak të eksportimit të kanabisit jashtë vendit.

SHPËRNDAJE