Vargas Llosa: Bota hispanofone të solidarizohet përballë “fyerjeve” të Trump

Vargas Llosa: Bota hispanofone të solidarizohet përballë “fyerjeve” të Trump

SHPËRNDAJE

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë, Mario Vargas Llosa i kërkoi sot botës hispanofone solidaritet me latinët e SHBA-së dhe vendeve të tilla si Meksika, fyer nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ne, të gjithë komunitetet hispanofone, duhet të mobilizohemi, për t’u solidarizuar, jo vetëm me latinët, por gjithashtu me vendet që janë fyer hapur nga presidenti i ri amerikano-verior, të tilla si Meskika”, theksoi shkrimtari peruan para gazetarëve.

Sipas tij, komuniteti hispanofon në SHBA ndodhet në një situatë të vështirë që prej marrjes së funksionit të Donald Trump në muajin janar.

“Por, gjuha spanjolle është gjithashtu në rrezik në SHBA, ku ajo ka rrënjët shumë të thella dhe ku gjenden të paktën 50 milionë hispanofonë që nuk dëshirojnë të heqin dorë nga gjuha e tyre duke miratuar anglishten”, shtoi shkrimtari që e ka cilësuar Donald Trump “klloun” dhe “demogog”.