Trudeau: Kanadaja dhe BE-ja të udhëheqin ekonominë botërore

Trudeau: Kanadaja dhe BE-ja të udhëheqin ekonominë botërore

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau e distancoi vendin e tij nga politike proteksioniste e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe dhe u shpreh se bota do të përfitojë nga një Bashkim Evropian i fortë.

Ai shtoi se marrëveshja e tregtisë së lirë është shumë pozitive për ekonominë e vendit të tij, por edhe unionit, ndërsa theksoi se si Kanadaja ashtu edhe BE-ja duhet që të udhëheqin ekonominë botërore.

“Ju jeni një lojtar vital për t’u marrë me sfidat që ne si komunitet ndërkombëtar përballemi kolektivisht. Me të vërtetë që e gjithë bota përfiton nga një BE e fortë. Ne e dimë se në të tilla kohë ne duhet të udhëheqim ekonominë globale, jo të bëhemi thjesht subjekte të tekave të saj”, deklaroi Trudeau.

Ai shtoi se Kanadaja e di që një zë evropian në arenën ndërkombëtare është thelbësor.

SHPËRNDAJE