Konferenca që do të futet në histori: Trump, sulm të paprecedentë ndaj...

Konferenca që do të futet në histori: Trump, sulm të paprecedentë ndaj medieve (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar në mënyrë të paprecedentë mediet, ndërsa ka mbrojtur performancën e tij në javët e para në detyrë.

Trump doli në një konferencë shtypi rreth një orë të gjatë, ku kritikoi median dhe tha se niveli i mungesës së ndershmërisë së reporterëve është jashtë kontrollit.

Presidenti shfrytëzoi fjalimin e tij për të lëvduar përmbushjen e premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale për emigracionin dhe sigurinë e kufijve. Ai tha gjithashtu se një urdhër ekzekutiv për ndalimin e udhëtimeve pritet javën e ardhshme. Sipas tij, mediet kanë nënvlerësuar arritjet e tij, në një kohë kur ai kishte trashëguar një rrëmujë të madhe në vend dhe jashtë tij.

“Why should Americans trust you…” a reporter pulls out receipts during the #TrumpPressConference (#Trump #DonaldTrump)

A post shared by NEW ACCOUNT (SPREAD THE WORD) (@thejasminebrand_) on

“Unë jam këtu për t’i dhënë njerëzve një mesazh të qartë. Siç e dini, administrata jonë trashëgoi shumë probleme në qeverisje dhe ekonomi. Të jem i sinqertë kam trashëguar një rrëmujë. Është një rrëmujë në vend dhe jashtë tij”, tha Trump.

Trump lëvdoi administratën e tij për progresin domethënës, duke veçuar si suksese rritjen e tregjeve financiare dhe raprezaljen mbi emigrantët e paligjshëm.

“Ne kemi bërë një progres të pabesueshëm. Nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë ndonjë president, që në një periudhë kaq të shkurtër ka bërë kaq shumë sa ne”, tha Trump.

Më tej, Trump hodhi poshtë pretendimet se administrata e tij ka pasur një fillim kaotik, duke thënë se ajo po ecën si një makinë e përsosur. Kjo konferencë për shtyp vjen pasi këshilltari i tij për sigurinë u detyrua të jepte dorëheqjen, ndërsa sekretari i tij i punës tërhoqi nominimin.

Padyshim që kjo konferencë për shtyp do të jetë një moment kyç në historinë politike të Amerikës moderne, pasi presidentët rrallë herë ka ndodhur të shfaqin kaq zemërim apo inat ndaj medieve, e asnjëherë kaq shumë në fillim të mandatit të tyre.