Berlini: Lufta kundër terrorizmit nuk duhet të jetë kundër islamit

Berlini: Lufta kundër terrorizmit nuk duhet të jetë kundër islamit

SHPËRNDAJE

Ministrja gjermane e Mbrojtjes i kërkoi Perëndimorëve, me amerikanët në krye, që të mos transformojnë luftën kundër terrorizmit në një luftë kundër islamit.

“Ne duhet të ruhemi që të mos transfomojmë këtë në një front të përbashkët kundër islamit dhe myslimanëve”, deklaroi Ursula van der Leyen gjatë konferencës mbi sigurinë në Mynih.

“Në të kundërt, ne rrezikojmë të rrisim edhe më shumë ndasitë që janë terreni i dhunës dhe terrorizmit”, theskoi ajo.