11 këshilla për vaginë të shëndetshme

11 këshilla për vaginë të shëndetshme

SHPËRNDAJE

Ndoshta mendoni se dini çdo gjë mbi mirëmbajtjen e zonës intime të femrës në formë të mirë dhe të shëndetshme, mirëpo ka mundësi që të gaboni.

Kushtoni kujdes këtyre 8 gjërave të cilat mbase do t’ju bindin që të kuptoni se ku gaboni dhe përse gjithë këtë duhet ta bëni në mënyrë që të keni zonë të shëndetshme gjenitale, shkruan Women’s Health Magazin, transmeton Telegrafi

1. Përdorimi i prezervativit
Përdorimi i prezervativit mirëmban nivel të shkëlqyeshëm të vlerave pH në vaginë edhe kur është fjala për qëndrueshmërinë e baktereve të mira siç janë laktobacilet. Këto baktere ndihmojnë në preventivën e infeksioneve të vezoreve dhe vaginozeve bakteriale.

 

2. Zgjidhni rroba pambuku
Veshja e pambukut i mundëson lëkurës të merr fryme. Për dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojnë qarkullimin e ajrit, e rrisin lagështinë në pjesën intime dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e baktereve.

3. Ushtrimet Kegel
Femrat të cilat në mënyrë të rregullt praktikojnë ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të madh të gjakut në regjionin e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale. Gjithashtu, ushtrimet Kegel mund t’u ndihmojnë femrave që kanë probleme me urinimin e pakontrolluar. Këto ushtrime janë edhe pjesë e tretmanëve për femra të cilat kanë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

 

4. Kontrollet vjetore
Pas moshës 18 vjeçare ose me fillimin e marrëdhënieve të rregullta seksuale, sugjerohet të behet kontrolli preventiv çdo vit. Në raste jo të rregullta të menstruacioneve, ankesave në gji ose në fund të barkut, duheni qe sa ma shpjet të nënshtrohuni kontrollit.

5. Përdorni lubrifikante

Nuk duhet të jeni në moshë për të vuajtur nga thatësia e vagjinës. Shumë alkool, pak ujë, stresi gjatë kohës së menstruacioneve, jo shumë epsh gjatë seksit, menopauza – e gjitha kjo mund të ndikojë në tharjen e vaginës. Shumë femra e vuajnë këtë në heshtje, ndërsa ilaçi nga barnatorja apo lubrikanti mund të zgjidh problemin shumë lehtë.

6. Mos e shpëlani vagjinën
Vagjina pastrohet vetë. Këto dushe largojnë nga vagina bakteret e mira, ndryshojnë balancën kimike dhe rritin shanset për infeksione. Vagina është një nga vendet më të pastra të trupit tuaj. Ajo është më e pastër se goja. Mjafton që ta mbani higjienën e pjesëve të jashtme.

7. Kini kujdes kur vozisni biçikletën
Nëse e bëni këtë shpesh, bëni pjesë në grupin e rrezikimit për brufullim, dhembje dhe djegie të pakëndshme zonën gjenitale.

 

8. Kujdes me antibiotikët
Edhe një kërcënim ndaj baktereve të mira në zonën tuaj gjenitale janë antibiotikët, sepse pos viruseve, vrasin edhe bakteret të cilat mbajnë vagjinën të shëndetshme.

9. Rregulli i drejtë në seks
Mos kaloni nga seksi anal në atë vagjinal pa zëvendësim të prezervativëve apo pa pastrimin e drejtë, sepse kjo e ekspozon vagjinën ndaj një sërë bakteresh dhe shton rrezikun e infeksioneve.

10. Kujdes kur laheni me sapun
Sapunët dhe shkuma mund ta thajnë edhe ashtu lëkurën e ndjeshme përreth vulvës. Mjeti i vetëm i cili vërtet ju është i nevojshëm për pastrim të gjenitaleve është uji i ngrohtë.

 

11. Seksi e mban të gjallë dhe të shëndetshme vaginën
Ashtu si muskujt e tjerë në trup edhe vagina ka nevojë për t’u përdorur dhe për t’u ushtruar, në të kundërt ajo mbetet e dobët dhe e brishtë. Seksi i rregullt ndihmon në mbajtjen gjallë dhe në formë vagjinën e një gruaje. /Telegrafi/