Vodhën “e-mail”-et e Matteo Renzit, arrestohen dy ‘hackers’

Vodhën “e-mail”-et e Matteo Renzit, arrestohen dy ‘hackers’

SHPËRNDAJE

Policia italiane ka arrestuar dy persona që vodhën në mënyrë kibernetike “e-mail”-et e mijëra personave, mes të cilëve kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ish-kryeministrin italian Matteo Renzi, si dhe disa kardinalëve në Vatikan.

Giulio Occhionero, 45 vjeç, dhe motra e tij Francesca Maria Occhionero, 48 vjeç, akuzohen se kanë vjedhur sekrete shtetërore dhe për pirateri kibernetike. Zyrtarë të policisë italiane thanë se, mes “e-mail”-eve të piratuara ishin ato që bankierëve dhe biznesmenëve. Sipas mediave italiane, Gulio Occhionero zotëron një kompani investimesh ndërsa informacionet që vidhte prej vitesh nga komunikimet elektronike dhe “e-mail”-et, i përdorte për të bërë investime duke u bazuar te këto informacione të rezervuara, një avantazh i jashtëzakonshëm në botën e financës, ku Occhionero dhe motra e tij ishin të njohur. 45-vjeçari përdori një program që quhet “Eye Piramid”, në referencë të syrit të Zotit që sheh gjithçka, për të pasur akses tek “e-mail”-et e personave që kishte në objektiv. Hetuesit italianë thanë se Occhionero ndërhyri në mbi 18 mije “e-mail”-e dhe të dhënat që merrte i ruante në servera në SHBA, që tashmë janë sekuestruar nga FBI-ja dhe pritet të dërgohen në Itali.