Vijojne hetimet – Megaskandali, database i përgjimeve në Itali ndodhet në SHBA

Vijojne hetimet – Megaskandali, database i përgjimeve në Itali ndodhet në SHBA

SHPËRNDAJE

Mega skandali i përgjimeve informatike që tronditi një ditë më parë Italinë ka çuar sot në shkarkimin nga detyra të kreut të Policisë Postale Italiane e cila ka si detyrë luftën kundër krimit informatik.

Autorët e këtij mega skandali tashmë të arrestuar Giulio e Franceska Maria Occhionero gjatë ditës së sotme do të merren për herë të parë në pyetje nga autoritetiet italiane.

Një ditë pas kësaj ngjarje dalin detaje të reja mbi aktivitetin e inxhinierit bërthamor Giulio Occhionero 45 vjeç e të motrës së tij Franceska Maria Occhionero 49 vjec

.Sipas hetimeve është vërtetuar se inxhineri bërthamor Giulio Occhionero është i lidhur me ambientet e Masonerisë Italiane duke mbuluar rolin e Mjeshtrit në Masonerinë e “Grande Oriente d’Italia”.
Motra e tij Francesca Maria Occhionero, është shtetase italiane e lindur në SHBA .

Të dy janë rezidentë në Londër por që banonin në Romë.

Së bashku janë pronarë të shoqërisë “Ëestlands Securities”, e cila ka qënë konsulente e qeverisë amerikane në disa infrastruktura të portit të Tarantos.

Sipas hetimeve, aktiviteti ilegal i tyre ka nisur në vitit 2010 e ka vazhduar deri në gusht të vitit 2016 duke përgjuar rreth 18 327 utentë me anë të virusit informatik EyePyramid, të cilën e kishin blerë po në vitin 2010.

Në rrezik siguria kombëtare e rendi publik

Të gjitha inormacionet e vjedhura nga sistemet informatike e nga celularët e personave të përgjuar mblidheshin në një server që ndodhej në SHBA. Për këtë arsye autoritetet italiane kanë kërkuar bashkëpunimin e FBI në zbardhjen e plotë të këtij mega skandali infromatik.

“Në shumicën e rasteve sistemet informatike të sulmuara nga ata janë me interes ushtarak e të lidhura me rendin e sigurisë publike”, shprehet për mediat prokuroria Maria Paola Tomaselli.

“Nuk duhet harruar fakti se çdo virus ka aftësinë të eksportoj por dhe të modifikojë sistemin informatik të infektuar duke vënë në rrezik sigurinë publike në këtë rast”, shprehet ajo. Mjaft të mendosh se akti i parë i zbuluar nga aktiviteti ilegal i tyre është tentativa për të hakeruar sistemin informatik të ENAV Enti Kombëtar i Aviacionit Civil Italian. Ky sistem përmban të dhëna mbi sigurinë publike në sektorin e Aviacionit Publik, trafikun e fluturimeve, të dhënat personale të punonjësve, mjaft të rëndësishme duke pasur parasysh klimën e sotme politike botërore.

Viktimat e përgjimit

Për 6 vjet Giulio e Franceska Maria Occionero kanë përgjuar reth 18 327 persona të kategorizuar në 122 kategori në database e një kompjuteri që gjënden në SHBA.

Ndër figurat më të rëndësishme institucionale të përgjuara janë Presidenti i Bankës Europiane Mario Draghi, ish kryeministrat Matteo Renzi e Mario Monti, ish governatori i Banka Italia Fabrizio Saccomanni, ish Komandanti i Policisë Financiare Saverio Capolupo, politikanët Piero Fassino, Paolo Bonaiuti, Mario Canzio, Vincenzo Fortunato, Fabrizio Cicchitto e Ignazio La Russa, Presidenti i Këshillit Papal për kulturën Kardinali Gianfranco Ravasi, portalet e Banka Italia, Dhoma e Senatit, Dhoma e Deputetëve, portalin e Partisë Demokratike etj.

Gjatë këtyre 6 vjetëve përgjim informatik, aktivitetit ilegal i Giulio e Franceska Maria Occhionero ka ndjekur ngjarje të rëndëishme të panoramës politike dhe institucionale italiane si kriza e qeverisë Berluskoni, qeveria teknike e Mario Montit, kriza në Vatikian, ndryshimi i Papëve, qeveria e Enriko Letta-s qeveria e Matteo Renzit etj.