VIDEO/ Trump skandalizon gazetarët, i përgjigjjet egër gazetarit të CNN: “Fake news”

VIDEO/ Trump skandalizon gazetarët, i përgjigjjet egër gazetarit të CNN: “Fake news”

Presidenti i ri amerikan Donald Trump duket se nuk i ka përmirësuar raportet me televizionin CNN, pasi që në momentin që gazetari i këtij televizioni tentoi t’i bëjë pyetje, ai reagoi ashpër kundër tij. Në konferencën e parë për media që kur është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara, Trump i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Por ai ka reaguar ashpër ndaj gazetarit të CNN-it, Jim Acosta.

“Televizioni i juaj prodhon lajme të rreme. Jeni një organizatë e tmerrshme”, tha Trump para dhjetëra gazetarëve, duke i lënë shumë prej tyre të habitur me reagimin e tij.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i gazetarit Acosta, i cili iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Ju po na sulmoni, a mund të na përgjigjeni në pyetjet e bëra”.

ma.me

SHPËRNDAJE