Rrëfimi i George Soros: Unë hebreu që bashkëpunova me nazistët kur isha...

Rrëfimi i George Soros: Unë hebreu që bashkëpunova me nazistët kur isha 14 vjeç (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Makina çnjerëzore naziste shkaktoi katastrofa shoqërore dhe barbari të paimagjinueshme. Ndër të tjera, nazistët kryen edhe një nga gjenocidet më të madh në historinë e njerëzimit, “Holokaustin” duke shfarosur miliona hebrej. Geroge Soros është me orgjinë hebreje hungareze dhe gjatë pushtimit nazist të Hungarisë, Soros aso kohe 14-vjeçar jetoi me një nazist. Në një intervistë të dhënë në vitin 1998 për gazetarin Steve Kroft në emisionin “60 Minutes” (e rrjetit amerikan televiziv CBS) ai ka rrëfyer për herë të këtë anë të errët të jetës së tij,

Pjesë nga intervista

Për të kuptuar kompleksitetin dhe kontradiktat në personalitetin e tij, duhet të shkosh që në fillim, në Budapest (kryeqyteti i Hungarisë) ku ka lindur George Soros (në një familje të pasur, të mirë arsimuar dhe hebrej/e.

Kur nazistët pushtuan Budapestin në 1944, i ati i George Soros ishte një avokat i suksesshëm. Ai jetonte në një ishull në Danub dhe i pëlqente të shkonte në punë me një varkë me rrema. Por duke ditur se kishte probleme me hebrejtë, ai vendosi ta ndante familjen.

Ai u bleu dokumente të falsifikuara dhe korruptoi një zyrtar që të merrte 14-vjeçarin George Soros dhe të betohej që ai ishte kumbari i tij dhe se djali ishte i krishterë. Por mbijetesa pati një çmim të rëndë. Ndërsa qindra mijëra hebrej hungarezë dërgoheshin në kampet e vdekjes, Gerge Soros e shoqëronte kumbarin e tij të rremë nazist në punë e tij: sekuestrimin e pasurive të hebrejve.

Këto janë filmime të vitit 1944, që tregojnë se çfarë u ndodhi miqve dhe komshinjve të George Soros.

*Kroft:* Ti je një hebre hungarez, që i shpëtoi Holokaustit, duke u hequr si i krishterë.

*Soros:* E drejtë.

*Kroft:* Dhe pe… shumë njerëz të dërgoheshin në kampet e vdekjes?

*Soros:* E drejtë.

*Soros:* Isha 14 vjeç dhe mund të them se atëherë u formësua karakteri im.

*Kroft:* Në çfarë mënyrë?

*Soros:* Që duhet të mendosh një hap para, duhet të kuptosh dhe t’u paraprish ngjarjeve dhe se edhe mund të kërcënohesh. Ishte një kërcënim i tmerrshëm i së keqes. Dua të them se ishte një përvojë shumë e keqe personale.

*Kroft:* Me sa kuptoj është se ju dilnit me këtë “mbrojtës” tuaj, i cili u betua se ishte kumbari yt…

*Soros:* Po

*Kroft:* Në fakt dilje dhe ndihmoje në sekuestrimin e pronave të hebrenjve

*Soros*: E drejtë

*Kroft:* Kjo duket si një përvojë që do të bënte që shumë njerëz të kishin nevojë për ndihmë psikiatrike për shumë e shumë vite. Ishte e vështirë?

*Soros:* Jo… Aspak… Ndoshta sepse kur je fëmijë nuk i kupton lidhjet… Por tek unë nuk krijoi asnjë problem…

*Kroft:* Asnjë ndenje fajësie?

*Soros:* Jo

*Kroft:* Si për shembull, nuk mendonit se “duke qenë hebre ja ku jam duke parë të shkojnë gjithë ata njerëz dhe shumë thjesht mund të kisha qenë unë atje”, apo se “duhet të jem atje”? Asnjë nga këto ndjesi?

*Soros:* Shiko… Sigurisht që mund të isha nga ana tjetër ose personi që po i merreshin gjërat… Por… Nuk kishte kuptim, që unë të mos isha nga ana tjetër…Ishte… Në fakt, në një mënyrë të çuditshme është si në tregje… Sigurisht unë nuk e shkaktova atë tragjedi…por gjithsesi dikush tjetër do t’i merrte pasuritë. Isha apo nuk isha atje (kampet naziste). Në ato rrethana unë isha thjesht një spektator. Pasuria po merrej… Kështu që unë nuk kisha asnjë rol në marrjen e asaj pasurie. Pra nuk kisha ndjenjë fajësie.

*Kroft:* Je fetar?

*Soros:* Jo.

*Kroft:* Beson në Zot?

*Soros:* Jo.

/balkanweb/