Presidenti i KE Tusk sulmon Trumpin: Një kërcënim, BE të ngrejë zërin!

Presidenti i KE Tusk sulmon Trumpin: Një kërcënim, BE të ngrejë zërin!

SHPËRNDAJE

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk ka sulmuar ashpër presidentin amerikanTrump.

Ai i ka dërguar një letër shteteve anëtare të BE në prag të takimit që do të mbahet në Maltë.

Tusk ka gjykuar “shqetësuese” deklaratat e fundit të Trump lidhur me të ardhmen e BE.

Trump kishte parashikuar në vitet e ardhshme një shpërbërje të BE.

“Shpërbërja e BE nuk do të sjellë një forcim apo sovranitet më të fortë të shteteve anëtare, por një varësi ndaj superfuqive si Kina, SHBA dhe Rusia. Vetëm së bashku mund të jemi të pavarur”, shkruan Tusk.

“Duhet të bëjmë hapa të përbashkët për të çuar më para integrimin europian”, shtoi ai.