Ja si u zbardh Saranda nga bora, një ngjarje kjo aq e...

Ja si u zbardh Saranda nga bora, një ngjarje kjo aq e rrallë, sa qyteti s’ka borëpastruese…(VIDEO+FOTO)

Pas 32 vitesh, që prej vitit te tmerrshëm të 1985-s, në qytetin bregdetar ra borë.

Bora ka vazhduar të bjerë edhe mbrëmjen e djeshme dhe në shumë zona, ajo është mbi 10 cm.

Duke qenë se ky është një fenomen i rrallë, Bashkia e Sarandës është gjendur e papërgatitur dhe nuk ka borëpastruese.

Autobotët e bashkisë janë pëprpjekur të pastrojnë rrugët me ujë deti.

Sipas Shtabit të Emergjencave në Sarandë, edhe rrugët e brendshme gjatë mëngjesit ishin të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Në akset nacionale, për shkak të borës, Qafa e Muzinës kalohet me vështirësi. Situata është e ngjashme në Gjirokastër, ku qarkullimi me mjete në lagjet e sipërme është i pamundur dhe shumë makina kanë rrëshqitur.

SHPËRNDAJE