Ja kushti i “Rilindjes me Besë” për Qeverinë e ardhshme

Ja kushti i “Rilindjes me Besë” për Qeverinë e ardhshme

SHPËRNDAJE

Deklarata është listë e dështimeve të partive të mëparshme dhe reflektim i partive të reja. Qëllimi i saj është që shqiptarët të bëhen shtetformues. Kështu është shprehur kreu koalicionit “Rilindje me Besë” Bilall Kasami në intervistën e tij dhënë për televizionin 21, transmeton Portalb.

Në pyetjen gazetareske se a ka Qeveri pa Platformën politike të partive shqiptare, Kasami me përgjigje:

“Do të kishim biseduar për Qeverinë, me ata që pajtohen me Platformën dhe Ridefinimin. Shumë pika në Platformë kanë dalë nga Ridefinimi. Nuk jemi të gatshëm të bisedojmë për kombinatorika qeverisëse me persona të inkriminuar. Nuk do të pranojmë asnjëfarë oferte nga Gruevski”.

Ai ka insistuar në Ridefinimin e shtetit të Maqedonisë që është agjendë partiake e Lëvizjes Besa, e cila nënkupton, sipas tij, që shqiptarët duhet të jenë të barabartë me maqedonasit.